GRUPI D
Belgjika shkon përpara, me rikthim në lojë
10 September, 2015 @17:53
Belgjika ka mposhtur sot Ukrainën në ndeshjen vendimtare për ta, për të siguruar fazën e 16 ekipeve më të mira të Europës. Përkundër se nuk ia nisën mirë ndeshjes, belgët kanë arritur që me kohë të marrin veten për të shënuar fitore me 8 pikë epërsi ndaj ukrainasve.
Pika kyqe e ndeshjes ka qenë kur belgët në pjesë të dytë kanë shkrirë epërsinë 14 pikëshe të Ukrainës për të shënuar fitore komode në fund, pasi që kishin epërsi 70-56 pak para fundit të ndeshjes.
Alo qendra Pierre Antoine Gillet me 15 pikë ka qenë më i dalluari te ekipi belg, derisa atij i ndihmoi edhe playmakeri Sam Van Rossom me 14 pikë të shënuara.
Double-double i qendrës Kyrolo Fesenko nuk i ndihmoi Ukrainës për shpresë, derisa 28 vjeçari u nda i zhgënjyer nga parketi në fund.
Belgjika përfundoi Grupin D me bilanc prej 3 fitoreve e 2 humbjeve, derisa Ukraina me 1 fitore të vetme karshi 4 humbjeve.