GRUPI C
Dy fitore radhazi, për shpresë të madhe
10 September, 2015 @21:30
Gjeorgjia është afër kalimit në fazën e 16 skuadrave më të mira të Europës në basketboll. Përfaqësuesja nga Deti i Zi ka arritur që brenda 8 minutave të fundit të lojës të kap serinë 18-0 për t’i lënë gojëhapur kroatët dhe për të fituar ndeshjen me 13 pikë dallim.
Tre lojtarë gjeorgjez shënuan nga 12 pikë për t’i sjellë vendit të tyre kualifikimin: Zaza Pachulia, Duda Sanadze dhe Viktor Sanikidze.
Në anën tjetër, te kroatët vetëm Luka Zoric (16) dhe Ante Tomic (10) arritën të shënojnë pikë dyshifrore.
Gjeorgjia (2 fitore - 3 humbje) tani pret që Holanda (1 fitore - 3 humbje) të mposhtet nga Greqia (4 fitore - 0 humbje) ashtu që të sigurojë kualifikimin, derisa Kroacia është kualifikuar më parë.
Video