Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORARI I NDESHJEVE - XHIROJA XI

Në theks, derbi Prishtina-Trepça

Në theks, derbi Prishtina-Trepça


Teksti: FBK

18 November, 2022 @14:54

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbi do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit kosovar, Prishtinës dhe Trepçës. Prishtinasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse mitrovicasit kanë gjashtë fitore e tri humbje. Në takimin e parë të këtij edicioni, ‘Xehetarët’ fituan 80:75. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.

TABELA AKTUALE

Liderja Peja me tetë fitore e një humbje do të ndeshet me Vëllaznimin, që numëron katër fitore e gjashtë humbje. Pejanët synojnë të vazhdojnë të jenë në krye të elitës, kurse kuqezinjtë kanë treguar paraqitje të mira në këtë edicion dhe synojnë paraqitje të mira edhe në Pejë.

Përballje shumë e rëndësishme dhe jetike do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët kanë një fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e gjashtë humbje, andaj sfida pritet të jetë shumë interesante ndërmjet skuadrave që synojnë fitoren në këtë përballje.

Ylli – Prizreni do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.

ORARI dhe REZULTATET E DERITASHME

Superliga – Java 11

E shtunë

19:00 Peja - Vëllaznimi          

E diel

17:00 Sigal Prishtina - Trepça      

19:00 Rahoveci - Bashkimi          

Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni (Rezultati i Ligës Unike)


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga