LIGA U16 E KOSOVËS

Festa e ekipit të NewBasket U16 pas triumfit në Gjilan/ Foto: FBK
NewBasket - kampion i Kosovës në Ligën U16
1 May, 2022 @12:50
Skuadra e të rinjve e New Basket nga Prizreni është bërë kampion i Kosovës për moshat deri 16-vjeçare, duke triumfuar në finalen e Ligës U16 të Kosovës.
Pas fitores në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prizren 64-49, New Basket ka arritur që të shënojë fitore edhe në Gjilan mbrëmë për të bërë serinë 2-0 dhe për të fituar trofeun më të rëndësishëm për këto grupmposha.
Në foto: Ekipi i NewBasket U16, që fitoi titullin e kampionit të Kosovës për grupmosha U16.
Në ndeshjen e mbrëmshme, New Basket ka shënuar fitore me rezultat Drita 54-63 New Basket, për 0-2 në seri dhe titull!
Bener Mitrovica dhe Jon Hazeraj kanë qenë më të dalluarit në ndeshjen e fundit finale për New Basket, derisa i pari ka shënuar 21 e i dyti 20 pikë në fitore, për ekipin e drejtuar nga trajneri Hakan Gjurgjealo.
Në foto: Ekipi i Dritës U16, që u bë nënkampion i Kosovës për grupmosha U16.