Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CARROLL

Nga Hawks te Raptors

Nga Hawks te Raptors


1 July, 2015 @18:43

DeMarre Carroll që shkëlqeu këtë stinor me Atlanta Hawksin ka arritur marrëveshje me Toronto Raptorsin sot, ka bërë të ditur vetë lojtari në Twitter

Burimet e ESPN kanë bërë të ditur se marrëveshja e arritur është 4 vjeçare dhe basketbollisti në fjalë do të fitojë 60 milionë dollarë. 

Krahu 28 vjeçar, 203 centimetra i gjatë ka luajtur për Memphis Grizzlies, Houston Rockets, Denver Nuggets dhe Utah Jazz para se të shkëlqejë te Shqiponjat këtë stinor. 

Ai shënoi rekordin e karrierës prej 25 pikëve më 23 dhjetor të vitit të shkuar, nga janari i këtij viti u bë pjesë e pesëshes së parë të ekipit, derisa ishte edhe në përbërjen më të mirë të muajit janar të Konferencës Lindore. 

Pesë ditë më vonë theu rekordin personal duke shënuar 26 pikë në fitore ndaj Minnesota Timberwolvesit. 

Carroll me Atlantën arriti në finale të Konferencës Lindore këtë stinor duke u mposhtur nga Cleveland Cavaliers


 
Të gjitha lajmet nga