Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 14

Nga xhiroja XIV, Bashkimi dënohet me 200 euro, Thaçi me 300!

Foto: KBBashkimi & KBRahoveci/fb

Nga xhiroja XIV, Bashkimi dënohet me 200 euro, Thaçi me 300!


25 December, 2022 @9:21

Bashkimi është ekipi i vetëm i dënuar pas xhiros së XIV të Superligës, ka bërë të ditur Informatori i xhiros përkatëse botuar nga FBK-ja ditë më parë.

Bashkimi, ekipi i vetëm i dënuar

Bashkimi në këtë ndeshje luajti vazhdime, por përsëri u mposhtë nga kampioni aktual i Superligës Ylli, 78-80. Ndërsa ekipi prizrenas është dënuar me 200 euro nga Komisioni i Garave.

Ekipi prizrenas është dënuar me të hollat në fjalë për shkak të shkeljes së Nenit 49.10 që thotë: Hedhja/Ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes.

Daniel Lekndreaj

Ndërsa në raport të vëzhgeuesit te sjellja e shikuesve është theksuar: Sjellja e shikuesve korrekte dhe sportive, përpos hedhjes së dy petardave në periudhën e tretë, ku pas tërheqjes së vërejtjes nuk u hodhën më. Gjithashtu, pas përfundimit të ndeshjes është hedhur një petardë.

Teknikja më e rëndë, Thaçit

Në anën tjetër, nga kjo xhiro dënim të majmë ka marrë tanimë ish-trajneri i Rahovecit, Muhamed Thaçi, i cili është dënuar me 300 euro nga KG-ja për shkak të shkeljes së Nenit 50.5 të PG-së, që thotë: Gabim teknik i trajnerit për sjellje josportive dhe dënohet me 50 euro! Ndërsa Neni 50.6 thotë: Gabim teknik i trajnerit për ofendim, mosrepsektim të kundërshtarit/personave zyrtarë, që dënohet me 300 euro. Një lëshim i KG-së në Informator, ndoshta! Ky duel do të mbahet në mend edhe si ndeshja e fundit e Muhamed Thaçit si trajner i KB Rahoveci, pas së cilës edhe dha dorëheqje nga posti i tij.

Muhamed Thaçi @ Rahoveci, coach

Përndryshe, nga dënimet e shqiptuara për teknike nga xhiroja XIV në listë janë edhe Jordan Harris i Vëllaznimit me 100 dhe Lejson Zeqiri i Prishtinës me 50 euro.

Në përgjithësi, xhiroja XIV mund të konsiderohet si një ndër xhirot më të qeta të këtij edicioni në Superligë, për shkak të thyerjes së shumë pak Neneve të PG-së.


 
Të gjitha lajmet nga