NË PRIZREN
Ngrohje para Play-Offit për Bashkimin
16 April, 2016 @20:06
Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitore të lehtë dhe të pritur ndaj Vëllaznimit sot në “Sezai Surroi” ndërsa kjo ndeshje ka qenë një stërvitje e mirë për ekipin prizrenas para dueleve të vështira në Play-Off ndaj Sigal Prishtinës kampione.
Bashkimi në çdo çerek ka qenë rreth 10 pikë e më shumë më efikas ndaj ekipit gjakovar dhe ka arritur që të përfundojë ndeshjen me fitore tejet të thellë ndaj Vëllaznimit.
Më efikasi te ekipi prizrenas ka qenë qendra shqiptare Endrit Hysenagolli. Hysenagolli ka përfunduar ndeshjen me double-double, ndërsa karakteristikë ka qenë se te portokallezinjtë 7 basketbollistë kanë shënuar pikë dyshifrore sonte.
Te Vëllaznimi më efikas si zakonisht kanë qenë dyshja pejane, Blendi Matoshi e Arian Qallaku, ndërsa me këtë përballje gjakovarët futen në pushime verore.
Hysenagolli e përfundoi ndeshjen me 25 pikë e 10 kërcime, ndërsa pas tij janë renditur edhe Granit Rugova e Griffin Ramme me nga 18 pikë të shënuara secili.
Te Vëllaznimi, Matoshi përfundoi ndeshjen me 16 pikë e 3 kërcime, ndërsa Qallaku me 15 pikë e 3 kërcime para 12 pikëve të shënuara të Genti Zekës, që i regjistroi 5 kërcime tjera.
Statistikat ekipore
BASHKIMI | VËLLAZNIMI | ||
Çereku i parë | 27 | 19 | |
Çereku i dytë | 27 | 13 | |
Çereku i tretë | 29 | 17 | |
Çereku i katërt | 39 | 15 | |
Kërcime | 43 | 25 | |
Asistime | 29 | 14 | |
Bllokada | 1 | 0 | |
Topa të vjedhur | 13 | 7 | |
Topa të humbur | 15 | 31 | |
Tentime për tre pikë | 14/36 (38%) | 6/22 (27%) | |
Tentime për dy pikë | 36/51 (70%) | 19/38 (50%) | |
Gjuajtje të lira | 8/10 (80%) | 8/11 (72%) |
Bashkimi
1 | Endrit Hysenagolli | 25 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
2 | Griffin Ramme | 18 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
3 | Granit Rugova | 18 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Andi Shehu | 17 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
5 | Rokas Uzas | 13 pikë | 5 kërcime | 7 asistime |
6 | Theron Bussey | 12 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
7 | Qëndrim Biraj | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
8 | Arion Balluku | 6 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
9 | Imer Tahiri | 3 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
Vëllaznimi
1 | Genti Zeka | 12 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
2 | Arian Qallaku | 15 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Blendi Matoshi | 16 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
4 | Atik Koshi | 7 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
5 | Leutrim Berisha | 0 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Gent Mati | 7 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Dardan Brovina | 2 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Sami Hajzeraj | 2 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Mehmet Kollqaku | 3 pikë | 1 asistim | - |