PP: TREPÇA-YLLI

Ngushtë në derbi, pas pjesës së parë
16 October, 2022 @17:43
Posa ka përfunduar edhe çereku i dytë i ndeshjes derbi të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Yllit që po luhet në Minatorin përplotë shikues, ndërsa pas çerekut të parë që u krye me 19-18 në të mirë të vendasve, çereku i dytë i takoi mysafirëve me 21-23, për rezultatin e përgjithshëm në fund të pjesës së parë 40-41.
Më efikasi te Trepça pas 20-minutave lojë është Andrew Gordon me 14 pikë e 8 kërcime! Ndërsa te Ylli Malcolm Armstead po shkëlqen me 16 pikë e 2 asistime.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.