ISH PEJANI
Nic Wise gjen skuadrën e re
3 August, 2015 @21:08
Njëri prej basketbollistëve më të pëlqyer nga tifozët pejanë që ka veshur stinorin e kaluar fanellën e verdhezinjëve, Nic Wise, ka gjetur angazhim në një skuadër zvicerane.
Wise ka nënshkruar me skuadrën, Lions De Geneve, që po garon në Superligën e Zvicrës.
Organizatori 28 vjeçar ishte transferuar te skuadra pejane gjatë muajit shkurt të këtij viti, duke e mbuluar me shumë sukses mungesat e shkaktuara pas largimit të dy organizatorëve kryesor, Samir Shaptahovic dhe Jan Mocnik.
Wise me Pejën kishte arritur mesatare prej 10.4 pikëve dhe 7.9 asistimeve në Superligë, derisa ka qenë edhe njëri prej më meritorëve që kjo skuadër e fitoi Kupën e Kosovës duke e mposhtur në finale Sigal Prishtinën.