ARBËR BERISHA

Arbër Berisha nënkampion i Europës
3 August, 2015 @11:42
Megjithëse vetëm 18 vjeçar, ai ka arritur një sukses të madh duke u shpallur nënkampion i Europës.
Fjala është për basketbollistin i lindur në Prizren, Arbër Berisha, i cili është pjesë e përfaqësueses U-18 të Turqisë.
Ekipi i Berishës në finale është mposhtur nga Greqia me rezultat të ngushtë 64-61, duke e humbur rastin për t’u bërë numri një i Europës.
Berisha në Europianin U-18 të Divizionit A e përmbylli me mesatare prej 0.6 pikësh dhe 1.0 kërcimesh në 7 ndeshje të paraqitura.