ZYRTARE
Rikthimi i madh!
31 July, 2015 @16:00
Peja ka zytarizuar ‘bombën’ e madhe për stinorin që vjen. Ende pa u konfirmuar pjesëmarrja e tyre në Superligë, ata kanë rikthyer Danijel Lutzin në skuadër.
Lutz, ish trajner i Cibonës, do të kthehet në KB Peja, ka bërë të ditur ekipi verdhezi.
Bilanci i maestro Lutzit me KB Peja
Lutz, ka qenë trajner i Pejës dy stinorë më parë dhe me kohë arriti ta komponojë aq mirë skuadrën sa që ekipi u këndell dhe arriti të shënojë rezultate të mira.
Peja me Lutzin arriti 13 fitore e 1 humbje në Superligë, ndërsa në Balkan League kishte arritur që prej bilancit negativ, 0 fitore - 4 humbje të kthente ekipin në 6 fitore - 5 humbje.
Largimi
Mirëpo, për arsye private ai kishte lënë Pejën, derisa këta të fundit shkonin drejt kulminacionit. Arsyet familjare kishin detyruar që ai të largohej nga skuadra në shkurt 2014, ndërsa Peja pastaj nuk u stabilizua deri në fund të stinorit për të humbur edhe titullin e edhe Kupën e Kosovës.
Peja ka paguar dënimin në Federatën e Basketbollit të Kosovës, për të konfirmuar pjesëmarrjen në Balkan League për stinorin e tretë me radhë.
Në stinorin e shkuar, Peja, arriti që të regjistrojë gjysmfinalen e kësaj gare duke shënuar rekord të ekipit.
Ylli i Pejës në atë kohë, Samir Shaptahovic, në një intervistë të gjatë të tij për Kohën Ditore kishte thënë se Danijel Lutz e ka bërë atë të kuptojë se ende ka për tu mësuar në basketboll përkundër moshës dhe përvojës që kishte Samiri në këtë sport.