ZYRTARE

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Prishtina zyrtarzion Marinovin
31 July, 2015 @13:02
Gjorgji Çekovski, Gëzim Morina dhe tash edhe Stanimir Marinov. Sot kampionët e ligës ballkanike dhe të Kosovës kanë zyrtarizuar pëforcimin e radhës në skuadrën e tyre para fillimit të stinorit të ri - që pritet të jetë me shumë punë për Sigal Prishtinën.
Marinov së fundi ka luajtur në Cherno More të Bullgarisë, ku ka pasur mesatare prej 11.9 pikëve dhe 3.2 kërcimeve për ndeshje.
Ai nuk është i panjohur për Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve dhe ekipin bardhekaltër, pasi që ka qenë pjesë e Balkan Botevgradit në Final Fourin e dy stinorëve më parë të BIBL të organizuar në kryeqytetin tonë.
Njëzetetre vjeçari është playmaker dhe është pjesë edhe e përfaqësueses bullgare.