EDON MAXHUNI

Maxhuni e mban Finlandën në Divizionin A
2 August, 2015 @18:52
Djali i ish basketbollistit të njohur kosovar Besim Maxhunit, Edoni, i cili po i mbron ngjyrat e përfaqësueses së Finlandës në Kampionatin Europian për U-18 në Divizionin A, ka shkëqyer në ndeshjen e fundit.
Maxhuni me 19 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime ka qenë basketbollisti më i mirë te përfaqësuesja e Finlandës, e cila e mposhti me rezultat 64-68.
Kjo fitore e ka renditur Finlandën në vendin e 13-të, ndërsa Maxhuni është shpallur hero i ndeshjes.
Edoni e ka përmbyllur këtë kampionat me mesatare prej 16.3 pikëve, 3.4 asistimeve dhe 2.6 kërcimeve.