Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET KAPITENI

Nuk bën të përsëritet

Nuk bën të përsëritet


24 February, 2016 @23:26

Pas triumfit në Kupën e Kosovës, me skenar të ngjajshëm Prishtina e mposhti edhe një herë Pejën në kuadër të Ligës Ballkanike. 

Mirëpo, jo gjithçka shkoi siç duhet sipas kapitenit Edmond Azemi. Pas ndeshjes ai deklaroi:

“Ne lejuam që Peja të na shënoj 84 pikë dhe kjo tregon më së miri se ne nuk e luajtëm lojën tonë. Unë besoj se pas kësaj ndeshje dhe pas analizës që do ta bëjmë të gjithë do të reflektojmë dhe nuk do të lejojmë që të na përsëritet kjo performancë aspak e mirë”.

Përkundër fitores, njejtë sikurse Azemi, i pakënaqur ishte edhe trajneri Constantinides.

Sidoqoftë, Sigal Prishtina kryeson Grupin D të BIBL me bilanc 3-0 nga 3 ndeshjet e para dhe thuajse ka siguruar gjysmëfinalen e kësaj gare dhe është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin e fituar vjet. 


 
Të gjitha lajmet nga