Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDIN RASHICA

Nuk ka qenë lehtë, por ia arritëm!

Nuk ka qenë lehtë, por ia arritëm!


10 December, 2022 @14:38

Ndihmës-trajneri i Prishtinës, Andin Rashica, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij ka arritur të gjejë mënyrën për ta mposhtur Yllin, edhe pse nuk ka qenë lehtë.

Prishtina duke e mposhtur Yllin ka arritur të sigurojë biletën për finale të Superkupës së Kosovës, ku do të ndeshet me Trepçën të dielën me fillim prej orës 17:00.

“Nuk ishte ndeshje e lehtë. Ylli gjeti rrugën për me u kthy në lojë. Na u vështirësuan punët me largimin e organizatorit Derrick Wilson, por me ndihmën e publikut dhe lojtarëve që i ndihmonin njëri-tjetrit në lojë, kemi arritur të fitojmë,” ka thënë ndër të tjera Rashica.

Ndërsa më pas ai ka lëvduar edhe paraqitjen e Dardan Berishës, duke thënë se pos që është lider dhe kapiten, ai është edhe njeriu që po kujdeset për atmosferën pozitive në ekip.

“Por, natyrisht, edhe Dardani edhe të gjithë lojtarët e dinë se nuk ka përfunduar asgjë ende, pasi që para nesh kemi finalen,” ka thënë Rashica, duke bërë të ditur rëndësinë e koncentrimit për ndeshjen vendimtare për trofe.

Prishtina para se të kalonte Yllin në gjysmëfinale të Superkupës, kishte mposhtur Prizrenin në çerekfinale të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës