DARKO RADULOVIC

Nuk luajtëm në mbrojtje!
25 September, 2022 @22:36
Trajneri i Bashkimit, Darko Radulovic, pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij nuk ka luajtur në mbrojtje, prandaj edhe kanë humbur ndeshjen.
“Nuk luajtëm mbrojtje 1 me 1 dhe nuk luajtëm thjeshtë! Duhet të ndërrojmë diçka, kjo është definitive. Nuk e kemi edhe një lojtar të huaj, të cilin e presim, për këtë edhe rotacioni ka qenë i mangët. Playi ynë po luan i lënduar, plus i bëri 5 gabime personale, të cilat nuk dua t’i komentojë. Kjo nuk është alibi apo diçka, por thjesht nuk luajtëm mbrojtje si duhet dhe humbëm,” ka thënë ndër të tjera trajneri i portokallezinjëve nga Prizreni.
Bashkimi me humbjen e sontme, ka bërë bilansin 1-2 në Superligë.