Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUDRIUS PRAKURAITIS

Numëroi arsyet e humbjes

Numëroi arsyet e humbjes


10 December, 2022 @10:51

Trajneri i Bashkimit, Audrius Prakuraitis, ka numëruar shkurt dhe qartë arsyet e humbjes së ekipit të tij nga Trepça në kuadër të gjysmëfinales së turneut të Superkupës së Kosovës, me ç‘rast ekipi nga Prizreni përufndoi garat në turne.

Ai ka theksuar lodhjen e ekipit, si kryesore, por edhe ka vënë në pah se lojtarët vendorë nuk kanë qenë të mirë në këtë ndeshje.

“Kemi qenë të lodhur nga ndeshja e vështirë dje. Kohë nuk ka pasur për çlodhje, banka jonë është e shkurtër, ndërsa vendorët nuk kanë qenë të mirë fare sonte,” ka thënë trajneri lituanez i portokallezinjëve, që fitoren e parë të tij me ekipin e arriti pikërisht në çerekfinale të Superkupës, pas 5 humbjeve radhazi në të gjitha garat.

“Për ne të luajmë dy ndeshje radhazi për dy ditë është thjesht e pamundur,” ka thënë Prakuraitis ndër të tjera më tej.

Bashkimi është në pozitën e parafundit të Superligës së Kosovës, aktualisht është eliminuar nga turneu i Superkupës, ndërsa ka paralajmëruar një përforcim të fuqishëm që pritet ta nxjerrë ekipin nga kriza. Ditë më parë ata zyrtarizuan Samardo Samuelsin, ish-lojtarin e dikurshëm të Clevelandit, Barcelonës, Limoges’it…


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës