Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIJNË GJOBAT

Pa shikues dhe 7 mijë euro gjobë për KB Peja

Pa shikues dhe 7 mijë euro gjobë për KB Peja


16 May, 2022 @16:32

Duke reaguar sipas Rregulloreve ekzistuese të FBK-së, Komisari i Garave Faton Kurshumlija ka shqiptuar dënimet dhe gjobat për ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të PlayOffit ndërmjet Pejës dhe Trepçës, ku kishte mjaft incidente.

Kështu, Peja ka marrë dënim - gjobë - në total prej 7 mijë euro, ndërsa gjithashtu palestra Karagaçi i është suspenduar për dy ndeshje të radhës, që do të thotë se verdhezinjtë edhe nëse e kalojnë Trepçën, njërën ndeshje të serisë finale nuk e zhvillojnë aty.

Në anën tjetër, klubi mitrovicas është gjobitur me 1 mijë e 500 euro.

Dënimet janë të ndara sipas radhës, botuar në FBK, ndërsa sipas neneve përkatëse janë shqiptuar:

Shkeljet e KB Peja:

KB Peja, Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro.
KB Peja, Konform Nenit 49.6 Pika 1 te PG denohet 200 euro.
KB Peja, Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.
KB Peja,Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.
KB Peja, Konform Nenit 49.13 te PG denohet me 3.000 euro dhe dy ndeshje pa prezencen e shikuesve.
KB Peja, Konform Nenit 49.6 Pika 3 te PG denohet me 2.000 euro.

Shkeljet e KB Trepça:

KB Trepça, Konform nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro.
KB Trepça, Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.
KB Trepça, Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.

Organizimi i ndeshjes është vlerësuar: në tërësi jo i mirë. Ndërsa sa i përket shikuesve, kështu është komenti në faqen zyrtare të FBK-së:

SJELLJET E SHIKUESËVE KB PEJA: Jo te mira. Anim,dhe sjellje josportive,ofendime ne baza nacionale ndaj lojtarve te ekipes musafire.Hudhje te gjesendeve te forta te cilat mund te shkaktojne lendime. Hudhje te petardeve-fishekzjareve.Hyrja e personave jo zyrtare ne fushe me perpjekje te realizimit te sulmit fizik.
SJELLJET E SHIKUESËVE KB TREPÇA: Jo te mira. Anim, dhe sjellje josportive ndaj lojtarve te ekipes vendas .Hudhje te gjesendeve te forta te cilat mund te shkaktojne lendime. Hudhje te petardeve-fishekzjareve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga