Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - YLLI

Pas 3 humbjeve rresht, fiton Ylli

Pas 3 humbjeve rresht, fiton Ylli


9 November, 2019 @19:08

Skuadra suharekase Ylli, e ndërpreu serinë e 3 humbjeve rresht, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 82-97.

Djelmoshat e trajnerit Dragan Radovic, në çerekun e parë shënuan 28 pikë, derisa pësuan 13. Këtë epërsi të krijuar e mbajtën deri në fund të ndeshjes për ta ndërprerë serinë jo të mirë të humbjeve.

Samir Zekiqi ishte më i dalluari te Ylli me 24 pikë, derisa u dalluan edhe Valon Bunjaku me 19 pikë dhe Jameel Mckay me double-double prej 13 pikëve e 13 kërcimeve.

Te Feronikeli përsëri në skenë ishin Arti Hajdari me Ty Garland. Hajdari luajti me 28 pikë, 6 asistime e 4 kërcime, kurse Garaland me 20 pikë.

TABELA AKTUALE

Ylli me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë përkohësisht me 5 fitore e 3 humbje, kurse Feronikeli ka bilanc prej 3 fitoreve e 6 humbjeve.

Në xhiron tjetër Ylli takohet me Lipjanin, kurse Feronikeli me Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga