VËLLAZNIMI - PRISHTINA

Foto: KBPrishtina/fb
Pas dy disfatave, Prishtina i kthehet fitores
13 November, 2022 @19:34
Prishtina ka arritur të mposht Vëllaznimin në Shani Nushin që ishte përplot sonte, ndërsa me këtë i është kthyer fitores pas dy disfatave radhazi që i pësoi ndaj Pejës e Yllit së fundi.
Dyshja amerikane Dustin Thomas dhe Derrick Wilson kanë qenë më të mirët te bardhekaltërit sonte, derisa të dy kanë shënuar nga 19 pikë. Thomas ka bërë edhe 7 kërcime e 1 asistim, ndërsa Wilson 8 kërcime e 6 asistime.
Dardan Berisha luajti me 15 pikë duke shutuar 3/11 për tri pikë, ndërsa Rrezart Memedi vazhdoi me saktësi, 3/3 për tri pikë, duke e kryer ndeshjen me 11 pikë.
Mundi i madh i gjakovarëve në çerekun e tretë (21-11) dhe shpresa për tu kthyer ranë në ujë në çerek të fundit, kur Prishtina shtrëngoi dhëmbët për të bërë dallimin, pasi që jo lehtë shkuan te fitorja, 71-79 [14-22, 18-22, 21-11, 18-24].
Me nga 17 pikë secili, Emmanuel Omogbo dhe Anthonty Adger ishin më të dalluarit te Vëllaznimi sonte, ndërsa me double-double lojën e përufundoi Damonte Dodd, që dha 10 pikë e 11 kërcime.
Fitorja, bën Prishtinën me bilanc 6-4 dhe çon për momentin në pozitë të dytë, ndërsa Vëllaznimi ka bilanc të kundërt, 4-6.