Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE RILINDJA 1974 U NDA ME TRAJENRIN!

Pas humbjes nga Trepça, Rilindja 1974 ndau rrugët me trajnerin

13 korrik 2024, kur Miftar Rama (m) dhe Haxhi Zeka (d) u prezantuan te Rilindja 1974/ Foto: Rilindja1974

Pas humbjes nga Trepça, Rilindja 1974 ndau rrugët me trajnerin


8 October, 2024 @23:46

Edhe një ekip i Ligës së Parë - Grupi A ka ndarë rrugët me trajnerin që e nisi stinorin 2024/25. Skuadra pejane e Rilindjes 1974 ka bërë të ditur se pas duelit me Trepçën ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre të deritashëm, Miftar Rama.

Interesant është fakti se Rilindja 1974 as që ka përmendur emrin e trajnerit në njoftimin e saj, ndërsa në ndërkohë mbetet të shihet se cili do të jetë trajneri i ri i ekipit në fjalë.

Rilindja 1974 është për të tretin stinor radhazi në Ligë të Parë prej se erdhi aty nga Liga e Dytë, ndërsa pas tetë xhirove të para të stinorit ka shënuar 3 fitore dhe ka regjistruar 5 humbje, duke qëndruar në pozitën e shtatë të tabelës me 9 pikë nga 8 ndeshje.

Rilindja 1974 nuk është ekipi i vetëm në Ligën e Parë - Grupi A që ka ndërprerë bashkëpunimin e trajnerin pas xhiros së tetë. Edhe Drenica dhe Liria kanë marrë vendim të ngjajshëm për trajnerët e tyre pas tetë xhirove të para!

——
Njoftimi i plotë i KF Rilindja 1974
Të dashur sportdashës dhe anëtarë të KF Rilindja 1974,
Dëshirojmë t’ju informojmë se klubi ynë ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin tonë të deritanishëm. Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për punën e palodhur, përkushtimin dhe kontributin e tij.
Në ditët në vijim, klubi do të bëjë të ditur emrat e anëtarëve të rinj të shtabit teknik, të cilët do të marrin drejtimin e ekipit. Jemi të sigurt se me përbërjen e re do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi sukseset e deritanishme dhe të arrijmë qëllimet tona.
Me respekt,
KF Rilindja 1974


 
Të gjitha lajmet nga