Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLISAT

Pas kapitenit edhe vëllezërit Zeqiri vazhdojnë me Prishtinën

Pas kapitenit edhe vëllezërit Zeqiri vazhdojnë me Prishtinën


31 July, 2022 @21:30

Pas kapitenit Muhamedali Janjeva që vazhdoi kontratën me Prishtinën edhe për një stinor, bardhekaltërit kanë bërë të ditur se kanë vazhduar kontratat edhe të vëllezërve Zeqiri, që arritën te Prishtina në edicionin e kaluar.

Jetmir Zeqiri ka vazhduar kontratën edhe për dy edicione me Prishtinën. Ai në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 11.1 pikëve dhe 5.7 kërcimeve në Superligë, ndërsa 9.3 pikë dhe 4.1 kërcime mesatarisht në BIBL.

Jetmir Zeqiri

Njëjtë, edhe Lejson Zeqiri ka vazhduar për dy stinore me ekipin e bardhekaltërve. Basketbollisti 21-vjeçar do të jetë deri më maj të vitit 2024 lojtar i Prishtinës.

Lejson Zeqiri

Në Superligë, Lejsoni ka pasur mesatare 11.4 pikë për ndeshje dhe 4.6 kërcime. Kurse në BIBL ai ka luajtur me 10.4 pikë mesatarisht dhe 4.9 kërcime.

 

Prishtina këtë stinor do të drejtohet nga turku Ekrem Memnun, ndërsa ekipi pos garave vendore ka të konfirmuar pjesëmarrjen edhe në FIBA Europe Cup.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga