EDHE NJË PËRFORCIM TE MONACOJA

Pas Pogbës, Monaco zyrtarizon Ansu Fatin
1 July, 2025 @17:15
Eric Dier, Paul Pogba dhe tash Ansu Fati. Monacoja po bën lëvizje interesante në kuadër të përgatitjeve për stinorin e radhës si në Ligue 1 ashtu edhe në Ligë të Kampionëve.
Fati 22-vjeçar, futbollist ofanziv që është pjesë e Barcelonës dhe së fundi ka qenë i huazuar te Brighton, ka kaluar te Monacoja si huazim me opcion blerjeje prej 11-milionë eurove. Ai ka marrë fanellën me numër 31 te ekipi i principatës.