TRANSFER
Pas rënies së Vëllaznimit, Shestani vazhdon stinorin në një tjetër skuadër
21 April, 2021 @19:01
Basketbollisti nga Shqipëria që ishte pjesë e Vëllaznimit gjatë këtij stinori, Robert Shestani, do të vazhdojë të luajë për një skuadër tjetër.
Ai ka nënshkruar me Vllazninë e Shkodrës, me të cilën synon ta fitojë titullin e kampionit të Shqipërisë.
Përveç Shestanit, kjo skuadër e transferoi edhe ish basketbollistin e Sigal Prishtinës, Daniel Lekndreaj.
Shestani dhe Lekndreaj gjatë këtij stinori kanë luajtur për skuadrat e tyre përkatëse në Kosovë si lojtarë vendorë.