Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRANIMIR PAVIC

Pavic: Kemi probleme, do të përmirësohemi

Pavic: Kemi probleme, do të përmirësohemi


16 September, 2021 @22:32

Trajneri i Bashkimit, Branimir Pavic, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Pejës ka thënë se ekipi i tij ka probleme të veta dhe vetëm në javën e fundit kanë arritur të bëjnë për herë të parë stërvitje të plota.

“Së pari dëshiroj të uroj Pejën për fitoren. Ata ishin shumë më të mirë sonte. Ne luajtëm keq, nuk kemi pasur deri vonë stërvitje të rregullta. Tek tash kemi filluar të bëjmë stërvitje të plota. Shpresojmë që në vazhdim nuk do të bëjmë lojëra të tilla, pasi që do të përmirësohemi. Sonte edhe kemi dështuar të shënojmë pikë të lehta…” ka thënë ndër të tjera Pavic, që dukej i pashpresë pas humbjes së thellë të ekipit të tij në këtë përballje.

Bashkimi sot ka nisur stinorin me humbje, derisa në çerekun e parë ka shënuar vetëm 5 pikë! Peja fitoi 86-51 në fund.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga