Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I VËLLAZNIMIT

Pavic komplimenton Omogbon dhe tregon ambiciet e Vëllaznimit

Pavic komplimenton Omogbon dhe tregon ambiciet e Vëllaznimit


24 February, 2021 @23:21

Skuadra e Vëllaznimit sot shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim duke e mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë në klasifikim, Sigal Prishtinën, me rezultat 74-86.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i ri i Vëllaznimit, i cili me këtë ndeshje bëri debutimin në Superligë me gjakovarët, Branimir Pavic, pas fitores e komplimentoi lojtarin e ndeshjes, Emmanuel Omogbo, për paraqitjen e shkëlqyer në këtë përballje.

“Omogbo na ndihmoi shumë për të arritur deri tek fitorja. Ai shënoi, kapi kërcime, luajti mbrojtje, ishte lideri ynë dhe kjo është arsyeja pse ai është këtu. Shpresoj që të vazhdojë të luajë kështu”, tha Pavic.

Ndërsa lidhur me ambicient e ekipit dhe mundësisë për kualifikim në Play Off, Pavic tha: “Ne do të mendojmë lojë pas loje. Do të shohim mundësitë tona pas 9 ndeshjeve. Kjo ishte fitore e rëndësishme për ne. Tani jemi vetëm një fitore larg kundërshtarëve më të afërt, por përsëri e them se do të shohim në fund pas 9 ndeshjeve”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga