BRANIMIR PAVIC
Pavic thekson problemet që çuan te humbja
23 January, 2022 @22:05
Bashkimi është pa fitore në vitin 2022, ndërsa këtë të sontmen trajneri kroat i ekipit Branimir Pavic e ka arsyetuar me mungesë energjie, lojtarë që kanë kaluar nga COVID-19 si dhe lëndimet.
Bashkimi pësoi në Sezai Surroi nga Prishtina me rezultat 62-81, ndërsa dallimi kryesor ndodhi në çerek të fundit kur mysafirët shënuan 22 ndërsa pranuan vetëm 7 pikë!
“Shumë gjëra nuk shkuan sonte. Mbrojtja nuk funksionoi, energjia mungoi, pastaj kemi lojtarë që kanë kaluar COVID-19, si dhe ata që vuajnë nga lëndimet. Mendoj se nuk gjetëm ritmin në sulm dhe kjo bëri që në çerek të fundit të rrënohemi,” ka thënë Pavic ndër të tjera.
HIGHLIGHTS: Bashkimi-Prishtina
Me humbjen e sontme, Bashkimi është bërë me bilans negativ në Superligë, duke qenë se tash ka 8 fitore e 9 humbje.