PLAYOFF QUARTERFINALS

Pamje gjatë ndeshjes Peja-Bashkimi, në janar të këtij viti/ Foto: KBPeja/Korniza
Orari i ndeshjeve çerekfinale të PlayOffit dhe skema drejt finales
26 April, 2022 @12:43
Përballjet e para çerekfinale të PlayOffit nisin menjëherë dhe kështu, Peja që përfundoi në pozitë të tretë të stinorit të rregullt do të takohet me Bashkimin, që përfundoi i gjashti në stinorin e rregullt.
Çerekfinalja e PlayOffit në Superligë luhet deri në dy fitore, ndërsa ekipi më lartë i ranguar në tabelë në stinor të rregullt ka përparësinë e terrenit vendas, nëse seria e ndeshjeve shkon në përballjen e fundit dhe vendimtare, të tretë.
E mërkurë, 27 prill 2022
I. 20:30 Peja-Bashkimi
E shtunë, 30 prill 2022
II. 20:30 Bashkimi-Peja
E mërkurë, 4 maj 2022
III. 20:30 Peja-Bashkimi.
Në përballjen tjetër çerekfinale të PlayOffit takohen Prizreni’16 dhe Prishtina.
Ndërsa ende nuk është publikuar orari i plotë i saktë i serisë së ndeshjeve të tyre, pos ndeshjes së parë:
E enjte, 28 prill 2022
I. 20:45 Prizreni-Prishtina
tbd
II. Prishtina-Prizreni
tbd
III. Prizreni-Prishtina
Fituesi i çerekfinales Peja-Bashkimi takohet me Trepçën në gjysmëëfinale të PlayOffit, ndërsa fituesi i çerekfinales Prizreni’16-Prishtina, takohet me kampionin në gjysmëfinale, Ylli.