Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - BASHKIMI

Peja, ekipi i parë që arrin 10 fitore! Bashkimi rreshton humbjet

Pamje nga një ndeshje e kaluar

Peja, ekipi i parë që arrin 10 fitore! Bashkimi rreshton humbjet


4 December, 2022 @23:15

Liderja e Superligës, Peja, është bërë ekipi i parë këtë stinor që ka arritur fitoren e dhjetë në Superligë, derisa sonte në Karagaç ka mposhtur Bashkimin me rezultat 71-66 [22-16, 18-16, 17-14, 14-20].

Brad Waldow me double-double prej 10 pikëe dhe 11 kërcimeve, si dhe 3 bllokadave ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të verdhezinjëve në fitore, ndërsa pos tij ditë të mirë ka pasur edhe Arti Hajdari që ka dhënë 15 pikë, duke shënuar 4 trepikësha në tetë tentime. Arti bëri edhe 4 kërcime e 3 asistime në proces.

TABELA AKTUALE

Bashkimi në anën tjetër u tregua pak më i mirë se Peja vetëm në çerekun e fundit të ndeshjes, ndërsa trajneri i ri i ekipit Audrius Prakuraitis mbetet pa fitore prej ditës së parë aty. Tashmë seria e ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat për Bashkimin ka shkuar në 5!

Fahro Alihodzic me 17 pikë e 8 kërcime ishte më i dalluari te Bashkimi, ndërsa me 16 të shënuara u dallua edhe Curtis Jones.

Derisa Peja me këtë fitore ka bërë bilancin 10-2, Bashkimi i parafundit në renditje ka bilanc 4-9.

Për tu theksuar, kjo ndeshje u luajt pa praninë e shikuesve, pasi që ekipi i Pejës ishte dënuar për një ndeshje pa shikues si vendas, pas një incidenti të ndodhur në ndeshjen ndaj Vëllaznimit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga