Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - TREPÇA

Peja fiton derbin! Ekipi i vetëm i pamposhtur në Superligë

Peja fiton derbin! Ekipi i vetëm i pamposhtur në Superligë


9 October, 2022 @19:04

Peja ka fituar derbin e xhiros në Superligë, ku u ndeshën ekipet e pamposhtura të Superligës, Peja dhe Trepça.

Karagaçin e mbushur festa ka qenë e papërshkrueshme, derisa fitorja e verdhezinjëve konfirmoi formën e mirë të Rodney Purvisit që ndaj ish-ekipit të tij shënoi 23 pikë, 3 asistime e 4 kërcime për të qenë më i dalluari te Shqiponjat në fitore, e që luajti me 6/12 për tri pikë.

Sa i përket ndeshjes, thuajse e tëra ishte barabartë, me luftë në secilin top. Çereku i parë i ndeshjes u krye 18-19, për të mbaruar çereku i dytë 21-23, gjithashtu në të mirë të Trepçës, derisa pjesa e parë u mbyll me rezultat 39-42.

Në vazhdim, Peja tregoi një dominim të lehtë në kosha të shënuara në çerek të tretë të ndeshjes me 22-17, e dallimi kryesor u bë fund, kur përkundër të gjithave, Peja avancoi kah 2-3 minutëshi i fundit i ndeshjes për të marrë plotësisht çerekun e fundit 22-13 dhe për të fituar ndeshjen 83-72 përfundimisht.

TABELA AKTUALE

Brad Waldow dha 19 pikë, 7 kërcime e 4 asitime në fitore, ndërsa 15 të tjera shënoi Isaiah Umipig, që shtoi edhe 4 asistime e 5 kërcime.

Te Trepça u dalluan treshja e reprezentacionit të Kosovës, derisa Erjon Kastrati ishte më efikasi me 20 pikë të shënuara e 4 asistime. Nuk mjaftuan as 5 treshet e Mikaile Tmusicit, ndërsa Drilon Hajrizi u ndalë në 10 pikë, 7 asistime e 5 kërcime.

Peja vazhdon stinorin me 5-0 nën drejtimin e trajenrit turk Can Sevim, ndërsa Trepça e Ljubomir Minchevit i kthehet Superligës me humbje, pas trofeut të fituar të Superkupës Mbarëkombëtare në mesjavë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga