Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E SHQIPONJAVE NË "MINATORI"

Peja fiton derbin ndaj Trepçës, del në krye të renditjes

Fotot: KBTrepca/ fb/ instabuilt

Peja fiton derbin ndaj Trepçës, del në krye të renditjes


19 March, 2023 @19:05

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro për të përfunduar stinori i rregullt, Peja ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës në Superligë ndaj Trepçës, për të kaluar në vend të parë të renditjes tabelare, në luftën e madhe që po bëhet për dy vendet e para - që sigurojnë gjysmfinalen direkt në PlayOff.

Trepça është treguar më e mirë se Peja vetëm në fillim të ndeshjes, gjatë çerekut të parë, ndërsa pas kësaj verdhezinjtë kanë marrë kontrollin e lojës dhe me lojën e mirë të treguar kanë shkuar dalëngadalë te fitorja në derbi në Minatorin e stërmbushur me tifozë!

Trepça u mposhtn nga Peja me 3 pikë dallim 70-73, në atë që do të mund të ishte edhe fitore e tyre, po qe se në disa momente lojtarët do të ishin më të saktë, ndërsa Ken Brown dështoi në dy gjuajtjet e lira gjatë sekondave të fundit të ndeshjes, kur mitrovicasit pas kësaj kishin edhe një mundësi për të shënuar.

TABELA AKTUALE

Peja vs Trepça

Në fund, Peja ka shënuar fitoren e katërt me radhë në Superligë nën drejtimine trajnerit Rami Hadar, që dukshëm ka transferuar lojën e verdhezinjëve. Kurse sonte te ekipi pejan koshashënuesi më i mirë ka qenë Arti Hajdari me 17 pikë, duke shutuar 4/5 për tri pikë.

Dy lojtarë të Pejës kryen ndeshjen me double-double, ku Brad Waldow dha 11 pikë e 20 kërcime, kurse Larry Thomas luajti me 10 pikë e 10 kërcime në fitoren e 19 të shqiponjave këtë stinor.

Trepça, së cilës në momentet vendimtare i mungoi fokusi individual, u mposht për të 11-tën herë këtë stinor, ndërsa me 19 pikë, 3 asistime e 9 kërcime lojtari me më së shumti pikë të shënuara te ata ka qenë Jamal Artis. Will Daniels kreu lojën me double-double prej 17 pikëve e 14 kërcimeve, kurse nga forcat vendore të ekipit, ka qenë vetëm Erjon Kastrati që ka shënuar pikë dyshifrore, 11!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga