Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - KUMANOVA

Peja fiton, revanshi përcakton finalistin

KB Peja/ Korniza

Peja fiton, revanshi përcakton finalistin


22 March, 2017 @20:28

Skuadra e Pejës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike duke e mposhtur Kumanovën me rezultat 83-79.

Verdhezinjtë iu afruan finales me këtë fitore, por për ta arritur këtë qëllim së pari duhet të kalojnë me sukses betejën e javës së ardhshme në Kumanovë, ku nuk guxojnë që të mposhten me më shumë se 3 pikë.

Atmosfera në “Karagaç” sonte nuk ishte ashtu siç jemi mësuar ta shohim, pasi që afërsisht gjysma e sallës ishte e zbrazët, ndërsa kjo ndikoi edhe në lojën e pejanëve, të cilët sapo arrinin ritmin e duhur, menjëherë më pas lejonin pikë të lehta për kundërshtarin.

Megjithatë, ndeshja kaloi me dominimin e lehtë të Pejës, e cila kishte epërsinë në të shumtën e kohës.

Epërsia më e thellë u arrit edhe 3 minuta para fundit, kur Peja krijoi 12 pikë epërsi me shënimin e Alban Veselit, ku më pas në time-outin e kërkuar, trajneri i Pejës, Aleksander Todorov, kërkoi që në minutat në vazhdim kjo epërsi të rritet edhe më shumë për t’u arritur deri në 20 pikë, në mënyrë që të jenë sa më afër finales.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe përkundrazi mysafirët arritën që ta shkrijnë epërsinë dyshifrore të Pejës, për të përfunduar ndeshja me rezultat 83-79.

Loja e Pejës në këtë ndeshje u karakterizua me tentime të shumta për tri pikë dhe efikasitet shumë të dobët nga vija e gjuajtjeve të lira.

Më i miri në këtë fitore ishte slloveni Robert Abramovic, që shënoi 22 pikë, prej tyre 4 treshe, derisa Alban Veseli luajti me double-double prej 14 pikëve e 12 kërcimeve.

Në anën tjetër, organizatori amerikan i Kumanovës, Yonel Brown e kishte natën e tij, duke shkëlqyer me 33 pikë të shënuara.

Mungesa e Dahlman

Për Pejën në këtë ndeshja mungoi basketbollisti amerikan, Noah Dahlman, i cili duket se ka probleme me klubin, ndërsa paraqitja e tij duket e vështirë edhe për ndeshjen e kthimit.

Revanshi ndërmjet Kumanovës dhe Pejës, që do ta përcaktojë njërin prej finalistëve të Ligës Ballkanike, do të luhet më 29 mars në Kumanovë.



PEJA

1 Robert Abramovic (36:40) 22 pikë 2 kërcime 4 asistime
2 Slobodan Miljanic (35:26) 15 pikë 8 kërcime 7 asistime
3 Alban Veseli (35:09) 14 pikë 12 kërcime 4 asistime
4 Cameron Rundles (28:24) 10 pikë 2 kërcime 3 asistime
5 Jamie Skeen (32:52) 9 pikë 11 kërcime 2 asistime
6 Mirza Ahmetbasic (19:19) 7 pikë 1 kërcim 3 asistime
7 Arti Hajdari (12:06) 6 pikë 2 kërcime -
8 Blendi Kadusha - - -
9 Arian Qallaku - - -
10 Egzon Kuçi - - -
11 Mirza Muric - - -
12 Blend Matoshi - - -


KUMANOVO

1 Yonel Brown (35:41) 33 pikë 1 kërcim 2 asistime
2 Stefan Zivanovic (30:07) 11 pikë 3 kërcime 1 asistim
3 Marjan Janeski (28:23) 9 pikë 12 kërcime 3 asistime
4 Radoslav Pekovic (22:06) 8 pikë 5 kërcime 4 asistime
5 Miladin Pekovic (29:50) 8 pikë 2 kërcime 3 asistime
6 Nikola Karakolev (18:33) 6 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Dimitar Karadjovski (35:17) 4 pikë 5 kërcime 6 asistime
8 Miodrag Todorovic - - -
9 Martin Jovanovski - - -
10 Gjorgji Georgievski - - -
11 Danijel Avramoski - - -

LIVE: PEJA - KUMANOVA

Kumanova afrohet para çerekut të fundit

Balkan League

Kumanova afrohet para çerekut të fundit

22/03/17 @ 20:12

LIVE: PEJA - KUMANOVA

Pjesa e parë: +6 për Pejën

Balkan League

Pjesa e parë: +6 për Pejën

22/03/17 @ 19:40

LIVE: PEJA - KUMANOVA

Pas 10 minutave, Peja në epërsi

Balkan League

Pas 10 minutave, Peja në epërsi

22/03/17 @ 19:15

LIVE: PEJA - KUMANOVA

Publikohen skuadrat startuese

Balkan League

Publikohen skuadrat startuese

22/03/17 @ 18:54

TE FENERI

Datome, 3 javë jashtë parketit

Euroleague

Datome, 3 javë jashtë parketit

22/03/17 @ 15:31

MARJAN SRBINOSKI

Trajneri i Kumanovës shpreson në fitore sonte

Balkan League

Trajneri i Kumanovës shpreson në fitore sonte

22/03/17 @ 15:20

DUELET TJERA

Xhiroja e XXIII vazhdon të premten

FBK Superliga

Xhiroja e XXIII vazhdon të premten

22/03/17 @ 15:11

DERBI I XHIROS XXIII

Caktohet data e derbit, Prishtina-Peja

FBK Superliga

Caktohet data e derbit, Prishtina-Peja

22/03/17 @ 11:10

ALEKSANDAR TODOROV

Todorov kërkon 10 pikë dallim sonte

Balkan League

Todorov kërkon 10 pikë dallim sonte

22/03/17 @ 10:08

TEODO-BEROE

Fitore si mysafir, Beroe thuajse finalist

Balkan League

Fitore si mysafir, Beroe thuajse finalist

22/03/17 @ 09:31

LOPEZ vs IBAKA

Grushtohen lojtarët në ndeshjen Toronto-Chicago

NBA

Grushtohen lojtarët në ndeshjen Toronto-Chicago

22/03/17 @ 09:14

UEFA YOUTH LEAGUE

2 Korriku U19 debuton me fitore në UEFA Youth League!

FFK Liga e parë/FSHF Kategoria Superiore

2 Korriku U19 debuton me fitore në UEFA Youth League!

18/09/24 @ 18:02

DRITA - MALISHEVA

Fitore për Dritën në Gjilan, humbja e parë sezonale e Malishevës

FFK Superliga

Fitore për Dritën në Gjilan, humbja e parë sezonale e Malishevës

18/09/24 @ 17:05

KAMPIONI KALON FAZËN E PARË

Trepça mposhti Keravnosin dhe kalon në rrethin kualifikues të radhës

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça mposhti Keravnosin dhe kalon në rrethin kualifikues të radhës

18/09/24 @ 14:54

DRITA - MALISHEVA

Drita-Malisheva, 11-shet startuese

FFK Superliga

Drita-Malisheva, 11-shet startuese

18/09/24 @ 14:07

KUALIFIKIME PËR BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Barazim pas pjesës së parë në ndeshjen Trepça-Keravnos

FBK Superliga/International/Liga tjera

Barazim pas pjesës së parë në ndeshjen Trepça-Keravnos

18/09/24 @ 13:48

REKORDERI I RI

Endrick shënon rekord në Ligë të Kampionëve

Champions League

Endrick shënon rekord në Ligë të Kampionëve

18/09/24 @ 11:33

PËRFORCOHEN

Etrit Talla, përforcim i ri i Besa Pejës

FFK Liga e parë/International/Transfere

Etrit Talla, përforcim i ri i Besa Pejës

18/09/24 @ 11:14

ROMA SHKARKON TRAJNERIN

Pa asnjë fitore këtë stinor, Roma shkarkon Daniele de Rossin

Serie A/Transfere

Pa asnjë fitore këtë stinor, Roma shkarkon Daniele de Rossin

18/09/24 @ 11:02

MVP I XHIROS I

Urim Zenelaj (KB Prizreni) - MVP (I)

FBK Superliga

Urim Zenelaj (KB Prizreni) - MVP (I)

17/09/24 @ 10:13

STAR OF THE GAMEWEEK V

Arbër Pira (Malisheva) - Ylli i javës (5)

FFK Superliga

Arbër Pira (Malisheva) - Ylli i javës (5)

17/09/24 @ 10:07


 
Të gjitha lajmet nga