KARAGAÇI
Peja fluturon në çerekun e fundit
28 February, 2014 @20:50
Ndeshja e vetme e ditës së premte në Superligë ku u përballën kampionja aktuale, Peja, me ish kampionen, Trepçën, përfundoi me fitoren e skuadrës pejane, e cila festoi para shikuesve të saj në palestrën Karagaçi.
Qendra spanjolle Trepçës, Jan Orfila, i cili nuk luajti në ndeshjen e kaluar për shkak të disa problemeve me klubin, e nisi takimin në pesëshen e parë.
Në çerekun e parë Peja u tregua dominuese duke krijuar një seri prej 14-0, kur nga disavantazhi 2-5 kaloi në epërsi prej 11 pikëve (16-5).
Epërsinë e krijuar në çerekun e parë, verdhezinjtë e ruajtën edhe në çerekun e dytë, duke e mbajtur ate në shumicën e kohës në pikë dyshifrore, për të përfunduar pjesa e parë me rezultat 42-27.
Me pikët e Fred House në fillim të gjysmëlojës së dytë, Peja e krijoi epërsinë më të thellë deri në ato momente prej 17 pikëve, pranë rezultatit 44-27.
Mirëpo më pas në fund të çerekut të tretë kjo epërsi u shkri nga ana e mitrovicasve deri në 10 pikë falë efikasitetit të dyshes spanjolle Calvo - Orfila, të cilët i shënuan 15 pikë së bashku gjatë kësaj periudhe, duke e vënë kështu në dyshim fituesin e ndeshjes para fillimit të çerekut të katërt.
Por ashtu nuk ndodhi, pasi pejanët i ‘ndezën motorët’ pikërisht në periudhën e fundit me një seri prej 20-0, duke e siguruar fitoren e 13 me radhë dhe fitoren e 15 në përgjithësi në ETC Superligë.
Koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Alvaro Calvo i Trepçës me 28 pikë, derisa te fituesit u dallua Samir Shaptahovic me 23 sosh.
Nesër do të luhen edhe tre ndeshjet tjera të mbetura të Superligës, ku do të takohen Drita - Besa, Bashkimi - Prishtina dhe RTV 21 - Kastrioti.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
PEJA | TREPÇA | ||
Çereku i parë | 17 | 12 | |
Çereku i dytë | 25 | 15 | |
Çereku i tretë | 17 | 22 | |
Çereku i katërt | 26 | 16 | |
Kërcime në mbrojtje | 23 | 17 | |
Kërcime në sulm | 14 | 3 | |
Gjithsej kërcime | 37 | 20 | |
Asistime | 20 | 15 | |
Bllokada | 1 | - | |
Topat e vjedhur | 12 | 7 | |
Topat e humbur | 17 | 18 | |
Tentime për tre pikë | 3/15 | 4/16 | |
Tentime nga loja | 29/62 | 24/55 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 24/32 | 13/19 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Samir Shaptahovic | 23 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
2 | George Oduwufa | 15 pikë | 4 kërcime | |
3 | Fred House | 14 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
4 | Teo Simovic | 14 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Mario Edwards | 6 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
6 | Gerti Shima | 6 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
7 | Drilon Hajrizi | 4 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
8 | Ersid Ljuca | 1 piikë | 1 kërcim | |
9 | Rron Grapci | 1 pikë | 1 kërcim | |
10 | Erris Nushi | 1 pikë |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Alvaro Calvo | 28 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Jan Orfila | 12 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
3 | Besnik Azemi | 11 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
4 | Imer Tahiri | 8 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Hekuran Binxhija | 4 pikë | 5 asistime | 1 kërcim |
6 | Valdrin Haxhiu | 2 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |