Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - RAHOVECI

Peja kryen ciklin e parë, duke radhitur fitoret

Peja kryen ciklin e parë, duke radhitur fitoret


22 October, 2022 @19:09

Për Pejën ka përfunduar cikli i parë i ndeshjeve të Superligës, ndërsa ekipi i drejtuar nga turku Can Sevim ka shënuar shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para të stinorit, për të qenë lider i padiskutueshëm i elitës së basketbollit në këtë fazë garash.

Peja sonte mposhti Rahovecin në Karagaç, jo lehtë, 86-76 [23-20, 19-19, 22-17, 22-20]. Vreshtarët luftuan mjaft, por në fund niveli më i lartë i cilësisë së lojtarëve doli në pah, ku vendasit fituan edhe të shtatën ndeshje radhazi në kampionat.

TABELA AKTUALE

Rodney Purvis me 22 pikë e 5 asistime ka qenë më efikasi te Peja, ndërsa 20 pikë të tjera shënoi Jalen Tate në fitore, ku bëri edhe 6 kërcime. Brad Waldow luajti me 9 pikë e 11 kërcime për të dominuar nën kosh, ndërsa prej vendorëve më së shumti pikë shënoi Alban Veseli, 7.

Rahoveci bëri aq sa mundi, por fitorja s’erdhi. Isaiah Maderson me 26 pikë e 13 kërcime shkëlqeu te ata, ndërsa njëjtë double-double bëri edhe Jahii Carson që dha 16 pikë e 11 asistime. Për tu theksuar, te Rahoveci mungoi sonte Musab Mala për shkak të një lëndimi që ka.

Peja me 7-0 kreu me perfeksion ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës, ndërsa Rahoveci mbetet me fitoren e vetme të shënuar ndaj kampionit aktual Yll, për 1-6 deri tash.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga