Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - TREPÇA

Peja mbetet e pamposhtur, fiton derbin ndaj Trepçës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Peja mbetet e pamposhtur, fiton derbin ndaj Trepçës


12 October, 2023 @20:23

Skuadra e Pejës ka shënuar fitore në derbin kundër Trepçës me rezultat 92-80 dhe mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në Superligë.

Peja gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi dhe ariti një fitore më të lehtë se sa që është pritur.

John Chandler ishte i pakapshëm me 39 pikë te Peja, derisa u ndihmua edhe nga Jacob Calloway me 13 pikë dhe Arian Qallaku me 11 pikë të tjera.

Te Trepça Cevin Bracy-Davis luajti me 28 pikë por nuk mjaftoi për fitore.

Vlen të ceket se në çerekun e tretë është zbrazur salla, derisa pas një pushimi ka vazhduar ndeshja dhe përfundoi me fitoren e Pejës.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Peja mbetet skuadra e pamposhtur me 3-0, kurse kjo ishte humbja e parë për skuadrën mitrovicase.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Yllin, kurse Trepça e pret Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga