Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY I RI TE BASHKIMI

Bashkimi zyrtarizon ish-lojtarin e Pejës

Bashkimi zyrtarizon ish-lojtarin e Pejës


13 October, 2023 @15:30

Basketbollisti amerikan i njohur për ndjekësit e Superligës së Kosovës, Isaiah Umipig, posa është zyrtarizuar si lojtar i ri i KB Bashkimit nga Prizreni. Skuadra portokallezi nga “Sezai Surroi” ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollisin 183 centimetra të gjatë që luan në pozitën e organizatorit.

Umipig 31 vjeçar në stinorin e kaluar ka luajtur për Pejën si dhe për Rabotnickin verimaqedonas. Në Superligë me Pejën ai ka pasur mesatarisht 27.5 minuta në ndeshje, ndërsa ka shënuar 11.8 pikë për ndeshje duke bërë edhe 3.9 asistime mesatarisht.

Isaiah Umipig

Te Rabotnicki në elitën e basketbollit verimaqedonas ai ka luajtur me këto mesatare: 25.9 minuta për ndeshje, 9.5 pikë për ndeshje dhe 2.8 asistime për ndeshje.

Bashkimi nisi mirë stinorin në Superligë, duke mposhtur së pari Yllin e pastaj edhe Vëllaznimin, mirëpo në xhiron e fundit u befasua nga Istogu, ku këta të fundit regjistruan fitoren e parë në Superligë si ekip debutues aty. Në xhiron e radhës, në ndeshjen që luhet më 14 tetor, Bashkimi luan derbin lokal ndaj KB Prizrenit. Këta të fundit kanë bilanc 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga