Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PEJA

Peja mbetet e pamposhtur

Pamje nga një ndeshje tjetër e Pejës/ Foto: KBPeja/Korniza

Peja mbetet e pamposhtur


16 October, 2022 @21:00

Skuadra e Pejës ka shënuar fitore edhe ndaj Bashkimit, për të bërë bilancin 6-0 në Superligë, derisa në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në Sezai Surroi, që u prish në fund për shkak të disa personave të pandërgjegjshëm me hudhje të gjësendeve në drejtim të bankës pejane, verdhezinjtë fituan duelin me 5 pikë dallim, Bashkimi 67-72 Peja [19-22, 15-17, 20-16, 13-17].

Referët e ndeshjes, duke reaguara profesionalisht, për 4.2 sekonda të mbetura të ndeshjes zbrazën palestrën nga publiku, për të vazhduar sekondat e mbetura sa për të përfunduar ndeshjen edhe zyrtarisht.

Dueli në anën tjetër, interesant dhe me luftë për secilin top deri në fund të ndeshjes, kurse shumë mos-saktësi (6/29 për tri-pikë) nga lojtarët e Bashkimit mund të thuhet që ishin vendimtare për rezultatin përfundimtar të lojës.

TABELA AKTUALE

Pesë lojtarë të Pejës kryen ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa Brad Waldow edhe njëherë dominoi nën kosh me double-double prej 15 pikësh e 11 kërcimesh. Isaiah Umipig ndërkaq për një asist s’arriti të kryejë lojën me double-double, duke shënuar 13 pikë e duke bërë 9 asistime për ekipin.

Te prizrenasit vetëm dyshja Curtis Jones dhe Prentiss Nixon shënuan pikë dyshifrore, ndërsa 14 kërcimet e Fahro Alihodzicit me 9 pikët e tij, nuk mjaftuan. Jones dha 19 pikë, ndërsa Nixon 18.

Pas këtij dueli, Peja me perfeksion shkon në 6-0 ndërsa Bashkimi shton një humbje tjetër në llogari dhe bëhet me bilanc 2-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga