PEJA PËRMIRËSON REKORDIN E VETË!

Foto: FBK
Peja me rekord pikë ndaj Bashkimit
9 March, 2023 @21:19
Peja ka përmirësuar rekordin e saj të më së shumti pikëve të shënuara këtë stinor, duke e mposhtur Bashkimin në kuadër të BIBL me rezultat 88-120! Rekordin që e vendosën ndaj Ponte Prizrenit në Superligë me 115 pikë, sonte verdhezinjtë e drejtuar nga Rami Hadar e kanë përmirësuar dhe e kanë çuar në 120, duke e lënë Bashkimin të kokulur në 13 qershori të Suharekës.
Ekipet prizrenase ndeshjet si vendas po i zhvillojnë në Suharekë pasi që Sezai Surroi është në renovim dhe ende nuk ka datë se kur do të kthehet në përdorim për ekipet e qytetit të Prizrenit, edhe pse Prizreni është qytet i vetëm që ka dy ekipe në Superligë!
Loja në përgjithësi ishte në kontroll të pejanëve, pasi që me epërsinë e krijuar në çerek të parë të ndeshjes (15-28), ata mbanin ritmin në mënyrë komode përgjatë pjesës së mbetur për të shkuar lehtë te fitorja e radhës. Mbrojtja e Bashkimit nuk ishte askund sonte, ndërsa minimalisht pranuan 28 pikë për çerek!!!
Peja në anën tjetër, ka përmirësuar bilansin në BIBL duke e bërë 7-1, ndërsa ekipi me trajnerin e ri tashmë ka çuar numrin e fitoreve rresht në gjashtë, pasi që Hadar ende nuk është mposhtur në asnjë garë me verdhezinjtë.
Sa i përket lojtarëve, Jalen Tate ka shkëlyqer me 29 pikë, David Joseph ka shënuar 20 pikë, ndërsa me 16 të tjera ndeshjen e ka përfunduar Larry Thomas. Brad Waldow me 15 kërcime ka qenë dominant nën kosh, ndërsa ndeshjen e kreu me 8 pikë.
Te Bashkimi, Samardo Samuels kreu lojën me double-double prej 24 pikëve dhe 12 kërcimeve, ndërsa me 18 të shënuara luajti Altin Morina. Humbja bën Bashkimin që të ketë bilans 2-6.