Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATISTIKA NGA VJESHTA NË SUPERLIGË 2021/22

Peja me sulmin më të mirë në Superligë

Foto: KBPeja/fb/Korniza

Peja me sulmin më të mirë në Superligë


21 December, 2021 @16:45

Skuadra e Pejës është ekipi me sulmin më të mirë në pjesën vjeshtore të Superligës.

Verdhezinjtë kanë shënuar afro 1 mijë e 300 pikë përgjatë pjesës vjeshtore, saktësisht 1297 pikë dhe kanë mesatare prej 92.64 pikësh për ndeshje!

Me këtë, shqiponjat janë kampionë të sulmit në Superligë këtë stinor pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Pas tyre renditen Prizreni-16 dhe Trepça.

Bardhezinjtë e Prizrenit kanë shënuar në total 1254 pikë përgjatë stinorit vjeshtor dhe mesatarja e tyre është 89.57 pikë për ndeshje që i rendit në pozitën e dytë në Superligë.

Ndërkaq Trepça ka 1241 pikë të shënuara dhe me mesatare prej 88.64 pikësh për ndeshje në Superligë, që e rendit atë në pozitë të tretë nga sulmet e ekipeve të Superligës.



TOP 3 EKIPET ME SULMIN MË TË MIRË, VJESHTA 2021/22 NË SUPERLIGË:

KB Peja 1297 pikë të shënuara 92.64 pikë për ndeshje
KB Prizreni-16 1254 pikë të shënuara 89.57 pikë për ndeshje
KB Trepça 1241 pikë të shënuara 88.64 pikë për ndeshje

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga