Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE LIDERI MUND TË KETË RISI

Peja mund të përforcohet

Foto: KB Peja Official

Peja mund të përforcohet


5 January, 2016 @10:35

Basketbollistët verdhezi që kanë përfunduar vjeshtën në Superligë me fitoret e radhitura, kanë nisur stërvitjet dje. 

Peja, lider i Superligës dhe i Grupit B në BIBL, zyrtarisht ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit në Superligë si dhe për BIBL

Sidoqoftë, edhe pse Peja ka kryer vjeshtën me bilanc 12-0 në Superligë e 5-1 në BIBL, skuadra mund të përforcohet. 

“Skuadra ka qenë e fortë në vjeshtë, por ne e kemi lënë hapur mundësinë e angazhimit të lojtarëve të ri në skuadër,” ka thënë kreu i klubit të Pejës, Art Gashi, ekskluzivisht për Borozani.com sot. 

Për më tepër ai ka bërë të ditur se shefi i shtabit teknik të Pejës, Danijel Lutz, këto ditë do të jep propozimet e tij për pjesën e dytë të stinorit dhe nëse aty shihet nevoja për përforcime atëherë edhe mund të ketë diçka të re. 

“Lutz shumë shpejt pritet të vijë me propozime në lidhje me skuadrën,” ka thënë Gashi, duke mos zbuluar asgjë më tepër.  

Për ekipin verdhezi deri më tani si përforcime janë përfolur disa emra nga ekipet kosovare, por edhe të huaj. Në mesin e tyre ka qenë edhe Dardan Berisha, por ky i fundit i ka mohuar ato në një intervistë te TV Dukagjini

Gjithsesi te Peja pritet të ketë risi. Por gjithçka përfundimisht do të kuptohet kur të arrijë shefi i shtabit teknik Lutz, që edhe propozoi trajnerin aktual Branimir Pavic, me të cilin verdhezinjtë fituan rresht 12 ndeshje në Superligë. Pavic ka pasur bilanc fenomenal me Pejën këtë stinor. Ai ka shënuar 18 fitore dhe vetëm një humbje me ekipin në të gjitha garat. 


 
Të gjitha lajmet nga