SIGAL PRISHTINA NIS PËRGATITJET
Kampionia nis stërvitjet
5 January, 2016 @9:56
Me trajnerin e ri në parket, Sigal Prishtina, dje ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit në Superligë dhe rrugën për mbrojtje të titullit në BIBL.
Pjesa më e madhe e basketbollistëve të skuadrës ka qenë prezent në stërvitje, ndërsa atyre i janë bashkuar për herë të parë edhe përforcimet e fundit të ekipit, Andrew Warren dhe Willie Kemp.
Trajneri qipriot i ekipit prishtinas, Antonis Constantinides më parë ka thënë se bardhekaltërit do të konkurrojnë për çdo trofe për të cilën janë në garë ende.