Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF SEMIS

Peja një hap pranë finales

Peja një hap pranë finales


27 April, 2016 @19:56

Peja u ndez në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Trepçës sot dhe arriti fitore për të ngritur avantazhin në serinë gjysmëfinale në 2-0.

Me këtë fitore, Peja është tashmë pranë finales së madhe të Play-Offit, ndërsa ekipi i Branimir Pavicit ka siguruar fitoren krejtësisht në çerek të tretë të ndeshjes, kur bëri diferencën e madhe në rezultat.

SKEMA PLAYOFF

Trepça u tregua rivale e denjë në çerekun e parë, dytë dhe të fundit të ndeshjes. Kapiteni Valdrin Haxhiu ka qenë më efikasi te ekipi i tij, bashkë me Besnik Azemin (16 pikë).

Sidoqoftë, Peja ka menaxhuar ndeshjen më lehtë. Trajneri Pavic i ka dhënë mundësi të gjithë basketbollistëve verdhezi të shijojnë Play-Offin. Më efikasi ka qenë Fisnik Rugova me 15 pikë të shënuara, ndërsa Nenad Delic e Kevin Burwell kanë shënuar nga 11 të tjera në fitoren, 81-60 të Pejës në “Minatori.

Peja avancon 2-0 në seri, ndërsa edhe ndeshja e tretë luhet në Mitrovicë. Ekipi që shënon tre fitore së pari, kalon në finale të Kosovës.



KB TREPÇA

1 Valdrin Haxhiu 17 pikë 7 kërcime 3 asistime
2 Besnik Azemi 16 pikë 3 kërcime 2 asistime
3 Korab Prekazi 8 pikë 6 kërcime 1 asistim
4 Arian Tahiri 8 pikë 3 asistime -
5 Arian Mehmeti 6 pikë 1 kërcim 1 asistim
6 Musab Mala 3 pikë 2 kërcime 4 asistime
7 Petar Zivkovic 2 pikë 3 kërcime 3 asistime
8 Agon Selmani 0 pikë 2 kërcime -
9 Ramadan Zekiqi - - -
10 Albelard Rashiti - - -
11 Ylldrit Sahiti - - -
12 Rinor Selmani - - -


KB PEJA

1 Fisnik Rugova 15 pikë 6 kërcime 4 asistime
2 Nenad Delic 11 pikë 3 kërcime 2 asistime
3 Kevin Burwell 11 pikë 2 asistime -
4 Alban Veseli 10 pikë 8 kërcime 2 asistime
5 Drilon Hajrizi 9 pikë 1 kërcim 3 asistime
6 Samir Zekiqi 8 pikë 1 kërcim 2 asistime
7 Rron Grapci 5 pikë 2 kërcime 2 asistime
8 Burim Zekiqi 4 pikë 1 kërcim 1 asistim
9 Mirza Muric 4 pikë - -
10 Arti Hajdari 2 pikë 2 asistime -
11 Leonard Mekaj 2 pikë 1 asistim -
12 Beq Kovaçi 0 pikë - -

 
Të gjitha lajmet nga