Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DERBIT ME TREPÇËN

Peja regjistron Jocovicin

Peja regjistron Jocovicin


29 November, 2012 @14:37

Peja nuk e ka ndërmend të ndalet. Lideri i ligës së Kosovës në basketboll ka regjistruar dje qendrën boshnjake Vladan Jocovic në radhët e tyre, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës.

Edhepse pejanët para disa ditësh morrën britanikun Shane Walker në radhët e tyre, ata nuk e regjistruan ate duke e regjistruar boshnjakun 211 centimetra të gjatë.

Jocovic këtë stinor ka qenë pjesë e ekipit të ligës së dytë greke A2, Pagrati nga Athina derisa më parë ka luajtur edhe për ekipe tjera nga regjioni si Sutjeska (Mal i Zi), Otopeni (Rumani), Borac (Bosnjë), etj.

Peja këtë fundjavë ndeshet me kampionin aktual, Trepçën në Karagaç. Trepça nuk ka filluar më së miri stinorin duke i humbur të gjitha derbit e katërshes së madhe të basketbollit tonë.


 
Të gjitha lajmet nga