FINAL FOUR
BOROZANI/ D.S.
Peja s’djersitet për finale
12 February, 2016 @18:23
Skuadra e Pejës është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në basketboll.
Ekipi verdhezi e mposhti me rezultat të thellë Trepçën, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Final Four-it të Kupës që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Trepça gjatë pjesës së parë ishte paksa më rivalizuese ndaj Pejës, ndërsa gjatë kësaj periudhe ra në sy numri i madh i gjuajtjeve të lira, derisa loja ishte e ngadaltë dhe monotone.
Me të filluar çereku i tretë, u rrit edhe shpejtësia e lojës, por kjo vetëm nga ana e ekipit pejan. Kjo ndikoi që Peja të krijojë seri prej 12-0 në 2 minutat e para të këtij çereku, ndërsa në vijim vazhdimisht rritej epërsia e pejanëve, me ç‘rast edhe fundi i takimit ishte i qetë për ekipin e Branimir Pavicit.
Ish basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ishte koshashënuesi më i mirë në anën e Pejës me 20 pikë të shënuara, ndërsa tek mitrovicasit më i dalluari ishte Vladin Jocovic me 16 pikë e 6 kërcime.
Peja, në finale e saj të dytë rresht, do ta pret fituesin e duelit Sigal Prishtina - Bashkimi.
Statistikat ekipore
PEJA | TREPÇA | ||
Çereku i parë | 20 | 13 | |
Çereku i dytë | 23 | 18 | |
Çereku i tretë | 30 | 16 | |
Çereku i katërt | 18 | 18 | |
Kërcime | 37 | 34 | |
Asistime | 18 | 12 | |
Bllokada | 5 | 3 | |
Topa të vjedhur | 12 | 6 | |
Topa të humbur | 21 | 22 | |
Tentime për tri pikë | 3/19 (16%) | 2/21 (10%) | |
Tentime për dy pikë | 29/64 (45%) | 26/68 (38%) | |
Gjuajtje të lira | 30/39 (77%) | 11/20 (55%) |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 20 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
2 | Nenad Delic | 14 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
3 | Fisnik Rugova | 13 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Nicolas Covington | 13 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
5 | Roland Davis | 12 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Rron Grapci | 6 pikë | 0 kërcime | 1 asistim |
7 | Allen West | 5 pikë | 4 kërcime | 0 asistime |
8 | Leonard Mekaj | 4 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
9 | Alban Veseli | 2 pikë | 7 kërcime | 0 asistime |
10 | Art Hajdari | 2 pikë | 0 kërcime | 1 asistim |
11 | Samir Zekiqi | 0 pikë | 1 kërcim | 0 asistime |
12 | Burim Zekiqi | 0 pikë | 1 kërcim | 0 asistime |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Vladan Jocovic | 16 pikë | 6 kërcime | 9 asistime |
2 | Petar Zivkovic | 14 pikë | 1 kërcim | 0 asistime |
3 | Kenny Rhymes | 10 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Artin Gashi | 10 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Besnik Azemi | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Gazmend Asllani | 5 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Korab Prekazi | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Arian Tahiri | 1 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
9 | Arian Mehmeti | 0 pikë | 6 kërcime | 0 asistime |
10 | Agon Selmani | 0 pikë | 1 kërcim | 0 asistime |
11 | Valdrin Haxhiu | 0 pikë | 0 kërcime | 4 asistime |