BIBL

KB Peja/ Korniza
4 lojtarë nga ekipet kosovare në TOP 10-she
12 February, 2016 @15:55
Ronald Davis dhe Nenad Delic nga skuadra e Pejës, si dhe Jason Washburn e Dardan Berisha nga Sigal Prishtina, janë katër basketbollistët nga ekipet kosovare që kanë zënë vend në TOP 10-shen më të mirë të javës në Ligën Ballkanike, sipas llogaritjeve të faqes së njohur të basketbollit, eurobasket.com.
Prej katërshes së lartpërmendur, më së larti është renditur Ronald Davis, falë performancës së tij prej 14 pikëve, 11 kërcimeve dhe 2 asistimeve në ndeshjen përballë Kozuvit.
Në krye të kësaj liste është renditur alo qendra e Mornarit, Balsa Radunovic, ndërsa top treshen e kanë kompletuar Auston Barnes i Beroes dhe Stanislav Slaveykov i Levskit.
Ndryshe nga ky vlerësim, faqja zyrtare e Ligës Ballkanike e kishte zgjedhur amerikanin e Beroes, Auston Barnes, si lojtari më i mirë i javës.
TOP 10-shja e javës sipas Eurobasketit
1 | Balsa Radunovic (Mornar Bar) | 24 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
2 | Auston Barnes (Beroe) | 20 pikë | 13 kërcime | 2 asistime |
3 | Stanislav Slaveykov (Levski) | 26 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Ronald Davis (Peja) | 14 pikë | 11 kërcime | 2 asistime |
5 | Ashton Moore (Beroe) | 18 pikë | 4 kërcime | |
6 | Robert Sampson (Mornar Bar) | 13 pikë | 11 kërcime | |
7 | Dardan Berisha (Sigal Prishtina) | 23 pikë | 7 asistime | |
8 | Jason Washburn (Sigal Prishtina) | 15 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
9 | Evrik Gary (Beroe) | 15 pikë | 8 kërcime | |
10 | Nenad Delic (Peja) | 17 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |