PEJA - VËLLAZNIMI
Peja si në stërvitje
2 March, 2017 @18:12
Skuadra e Pejës ka shënuar fitore të pritur sot kundër Vëllaznimit, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Karagaçi” në Pejë, në kuadër të xhiros XX të Superligës.
Pejanët shënuan fitore me rezultat të thellë, 135-91, ndërsa që nga fillimi ishin dominues në lojë dhe krijuan epërsi të hershme.
Trajneri i Pejës, Aleksander Todorov, duke pasur parasysh dallimin në cilësi në mes të dy ekipeve, shfrytëzoi rastin që t’i pushojë disa nga lojtarët kryesorë.
Koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Beq Kovaçi i Vëllaznimit me 33 pikë, derisa te Peja më së shumti pikë shënoi Slobodan Miljanic, 29 sosh.
Kjo është fitorja e 15-të e Pejës në Superligë, ndërsa për Vëllaznimin, humbja e 18-të.
PEJA
1 | Slobodan Miljanic (25:49) | 29 pikë | 9 kërcime | 5 asistime |
2 | Blend Matoshi (20:00) | 26 pikë | 9 kërcime | 5 asistime |
3 | Arti Hajdari (20:00) | 26 pikë | 1 kërcim | - |
4 | Leonard Mekaj (27:26) | 13 pikë | 9 kërcime | 13 asistime |
5 | Robert Abramovic (14:31) | 13 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Blendi Kadusha (30:00) | 12 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
7 | Arian Qallaku (12:33) | 9 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
8 | Mirza Muric (25:28) | 4 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
9 | Egzon Kuqi (24:10) | 3 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
10 | Austin Tillotson | - | - | - |
11 | Noah Dahlman | - | - | - |
12 | Cameron Rundles | - | - | - |
VËLLAZNIMI
1 | Beq Kovaçi (40:00) | 33 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Kreshnik Avdija (38:27) | 20 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
3 | Atik Koshi (40:00) | 18 pikë | 7 kërcime | 6 asistime |
4 | Musab Mala (26:22) | 16 pikë | 2 asistime | - |
5 | Leutrim Berisha (20:34) | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Driton Rraci (14:45) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
7 | Dardan Brovina (11:25) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Ardit Zeka (5:19) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Drin Domi (1:32) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Otan Shehu (1:32) | 0 pikë | - | - |
11 | Bleonis Tanushi | - | - | - |