BUJAR LOCI
Ka qenë fitore e merituar
2 March, 2017 @14:28
Ndihmës-trajneri i Pejës, Bujar Loci, në deklaratën e tij pas fitores së Pejës mbrëmë ndaj Teodos ka thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren përkundër se kishte mungesa.
“Ne ishim të hendikepuar pa dy lojtarë kyq të skuadrës si Alban Veseli dhe Mirza Ahmetbasic, por përkundër kësaj ne luajtëm shumë mirë, posaçërisht në pjesë të parë të ndeshjes,” shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.
“Në pjesë të dytë Teodo na futi në vështirësi, por në fund mendoj që fitorja jonë ka qenë e merituar. Jemi të lumtur me lojtarët tanë lokalë si Arian Qallaku, Blendi Matoshi, Leonard Mekaj dhe Arti Hajdari, që luajtën shumë mirë,” ka thënë Loci pas ndeshjes.
Peja ka siguruar çerekfinalen e BIBL dhe aty do të ndeshet me Kozuvin.