BIBL
Peja në çerekfinale ndaj maqedonasve
1 March, 2017 @20:50
Pas fitores së sontme të Pejës në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të Ligës Ballkanike, janë definuar edhe çiftet çerekfinale.
Kështu, Peja si e treta e grupit D, në çerekfinale do të takohet me skuadrën nga Maqedonia, Kozuv, e cila përfundoi në pozitën e dytë të grupit C.
Çifti tjetër çerekfinal do të përbëhet nga skuadrat Teodo dhe Feni Industries, derisa Beroe dhe Kumanovo si liderë të grupeve C dhe D, kanë fituar të drejtën e kualifikimit direkt në gjysmëfinale.
Në rast të kualifikimit të Pejës në gjysmëfinale, kundërshtari i radhës do të jetë skuadra e Kumanovës, derisa Beroe do ta pret fituesin e duelit Teodo-Feni Industries.
Faza çerekfinale, gjysmëfinale, si dhe finale në Ligën Ballkanike, zhvillohet me sistem të dy ndeshjeve vajtje-ardhje, ku në rast të fitores së secilës skuadër nga një herë, fituesi përcaktohet ajo skuadër që ka koshdallim më të mirë.