NGA INFORMATORI
3 gjoba të ndryshme te KB Penza
1 March, 2017 @13:28
Pas ndeshjes derbi të humbur nga Penti Prishtina, FBK ka bërë të ditur sot në Informatorin e dytë të Ligës së femrave se trajneri, ndihmës-trajnerja dhe kapitenja e KB Penza janë gjobitur.
“Fabian Gjuka, trajner; gabim teknik dhe Irma Konjusha, lojtare; gabim teknik - për sjellje josportive,” shkruan sot Vendimi i KG-së, ku Gjukës i ka shqiptuar gjobë prej 50, ndërsa Konjushës prej 25 euro.
Ndërsa sa i përket ndihmës-trajneres, Shqiponja Bytyqi, ajo është thënë të ketë fyer-ofenduar gjyqtarët pas përfundimit të ndeshjes në prani të zyrtarëve të klubeve me ç‘rast është pezulluar me 2 ndeshje mosushtrim detyre dhe 50 euro gjobë.