INFORMATORI NR. 19 I SUPERLIGËS

Jeton Nixha, trajner i KB Rahovecit/ BOROZANI/ L. D.
Gjobë për trajnerin e Rahovecit
1 March, 2017 @13:17
Kryetrajneri i Rahovecit, Jeton Nixha, është gjobitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) për shkak të sjelljes josportive të bankës së ekipit dhe atë dy herë.
Njoftimi i fundit i botuar në Informatorin Nr. 19 të Superligës shkruan:
“Jeton Nixha, KB Rahoveci, për shkak të sjelljes josportive të bankës u ndëshkua me dy gabime teknike.”
Këto dy gabime do t’i kushtojnë 300 euro të apostrofuarit më lartë, ndërsa ndeshjet tjera të Superligës nga kjo xhiro kanë kaluar qetë dhe nuk ka pasur asnjë ndëshkim shtesë nga Komesari i Garave, ka bërë të ditur numri i ri i Informatorit të Superligës.